Sherbimet Tona

  • Dergesa Brenda 24 oreve
  • Dergesa te Koliposta/Thaseve
  • Dergese ne te gjithe boten
  • Posta e letrave.

Në dërgesat postare ndalohen:

  • a. Për veç dërgesave postare me vlerë të deklaruar, në përmbajtjen e dërgesave të tjera të postës së letrave apo kolive te thjeshta ndalohen monedha e kartëmonedha të çdo lloji, Kartela banke, sende ari, argjendi, gur të çmuar, bizhuteri e sende të tjera të çmueshme, si çeqe bileta udhëtimi dhe sende te tjera me vlerë.
  • b. Lëndë plasëse, djegëse, helmuese, lëndë narkotike dhe psikotrofe, lëndë biologjike e radioaktive, kafshë të gjalla si dhe sende të tjera të turpshme dhe imorale.
  • c. Sende të çmueshme dhe çdo lloj materiali e malli të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendin e destinacionit,apo të përcaktuara me ligjin për doganat.
  • d. Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të postës, që ndotin apo të prishin dërgesat tjera ose pajisjet postare në përdorim.

Mallrat e ndaluara për tu dërguar:

  • a. Mallra dhe sende që për nga natyra e tyre apo nga ambalazhimi, mund të paraqesin rrezik për jetën e punonjësve të postës, që ndotin apo të prishin kolit e tjera ose pajisjet postare në përdorim.
  • b. Lëndët narkotike ose substancat psikotrope.
  • c. Kafshët e gjalla kur nuk është e mundur të sigurohet transporti i tyre si për brenda dhe jashtë Shqiperise.
  • d. Materiale plasëse, djegëse, ose lëndë të tjera të dëmshme.
  • e. Lëndë radioaktive.
  • f. Mallra dhe sende të tjera të përcaktuara në ligjin për doganat.
  • g. Mallra dhe sende të tjera të cilat janë të ndaluara të importohen ose të qarkullojnë në vendet e destinacionit jashtë Shqiperise.